Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka shpallur rezultatet e konkursit për finansimin e projekteve me interes kombëtarë. Sipas listës së publikuar shqiptarët në këtë konkurs të Ministrisë së Kulturës nuk përfaqësohen as edhe me 15%. Ky është konkursi i dytë kur zëvendësministri pa kompetenca i lëvizjes Besa, Sadat Sulejmani masakron kulturën shqiptare, shkruan Top24
Kujtojmë se edhe në vitin 2021 ministria e kulturës ku Sulejmani ishte zëvendësministër kishte masakruar kulturën shqiptare. Aso kohe Sulejmani kishte shpërndarë lajmin se ministreja nuk po dëgjonte sugjerimet e tij dhe pati mbajtur press konferencë duke u munduar të arsyetoj këto veprime.
Ndryshe ministri i Kulturës së fundmi i ka marë pothuajse të gjitha ingerencat zëvendësministrit Sulejmani dhe kështu si i tillë ai nuk ka të drejtë të nënshkruar.





