LajmeRajon

Konjufca për aksidentit ajror në SHBA: Ngushëllime të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur personat e tyre të dashur

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas tragjedisë ajrore në SHBA, ku një aeroplan me pasagjerë u përplas me një helikopter ushtarak, ku sipas raportimeve te deritanishme një numër i madh pasagjerësh kanë humbur jetën.

Konjufca është shprehur se pikëlluese humbja e disa dhjetëra jetëve në aksidentin ajror.

“Është shumë pikëlluese dhe e dhimbshme humbja e disa dhjetëra jetëve në aksidentin ajror që ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Uashington DC. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur personat e tyre të dashur, për aleatin tonë ShBA-në dhe për të gjithë popullin amerikan”, ka shkruar Konjufca në postimin në Facebook.

Ndryshe, një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar, pasi një aeroplan pasagjerësh dhe një helikopter ushtarak u rrëzuan mbi një lumë të madh në Uashington DC.

Aeroplani i aviokompanisë i American Airlines, me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit në bord, po ulej në aeroportin kombëtar të Uashingtonit, Ronald Reagan, kur ndodhi përplasja në ajër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close