Kandidati i Lëvizjes Vetvendosje për kryeministrët, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në Drenas ka folur për incidentin e ndodhur në Skenderaj ku një numër i madh qytetarësh kishin dalë për të kundërshtuar ardhjen e tij duke gjuajtur me fishekzjarre incident ky që kërkoi ndërhyrjen e policisë, shkruan Top24
“Ne ju kërkojmë falje që u vonuam pak sonte, meqë në Skënderaj pati pjesëmarrje edhe më të madhe në tubim sesa që e kishim menduar. Na pritën edhe me fishekzjarrë e petardë, entuziazëm shtesë për fitoren tonë të 9 shkurtit me 500 mijë zemra për numrin 118.”



