
CIA tregoi të shtunën një vlerësim të ri mbi origjinën e shpërthimit të COVID-19, duke thënë se koronavirusi ka më shumë gjasa të ketë rrjedhur nga një laborator kinez sesa të ketë ardhur nga kafshët.
Vendimi për të publikuar këtë vlerësim shënon një nga të parët e marrë nga drejtori i ri i CIA-s, John Ratcliffe, i emëruar nga Donald Trump, i cili mori përsipër agjencinë këtë javë, shkruan BBC.
Instituti është 40 minuta me makinë nga tregu Huanan ku u shfaq grupi i parë i infeksioneve.
Në një intervistë me Breitbart News të publikuar të premten, Ratcliffe tha se ai dëshironte që CIA të braktiste qëndrimin e saj neutral për origjinën e virusit.
“Një nga gjërat për të cilat kam folur shumë është adresimi i kërcënimit nga Kina në disa fronte të ndryshme dhe kjo shkon prapa tek arsyeja pse vdiqën një milion amerikanë dhe pse Agjencia Qendrore e Inteligjencës ka qëndruar mënjanë për pesë vjet, në mosbërjen e një vlerësimi për origjinën e COVID”, tha ai.
Por zyrtarët i thanë mediave amerikane se vlerësimi i ri nuk bazohej në inteligjencë të re dhe i paraprin administratës Trump. Raportohet se rishikimi u urdhërua në javët e fundit të administratës Biden dhe përfundoi përpara se Trump të merrte detyrën të hënën.



