BotaLajmeTopLajm

Mesazhi i fshehur që Hamasi i dërgoi Izraelit me transferimin e pengjeve

Ditën e sotme, dorëzimi i pengjeve nga Hamas shënoi momentin më të organizuar deri më tani. Në Sheshin Palestinë, në Gaza City, u ngrit një skenë ku qindra militantë të maskuar, të armatosur me automatikë, ruanin zonën.

Hamas synoi të tregonte se vazhdonte të kishte kontroll në Gaza, pavarësisht dëmeve të mëdha gjatë luftës 15-mujore me Izraelin.

Gjatë dorëzimit, katër ushtare izraelite femra, të moshës 19 dhe 20 vjeç, u veshën me uniforma ushtarake të improvizuara. Ato ishin të veshura me xhaketa dhe pantallona ngjyrë kaki të gjelbër dhe me flokë të mbledhur në bisht.

Në skenën ku gratë u dorëzuan, ishte varur një pankartë e madhe ku shkruhej: “Cionizmi nuk do të fitojë.” Pankarta përfshinte gjithashtu simbole të njësive ushtarake të zakonshme në uniformat izraelite, si dhe simbole të agjencisë së sigurisë së brendshme të Izraelit, Shin Bet.

Në kontrast, tre pengjet e liruara javën e kaluar, që nuk ishin ushtarë, ishin veshur me rroba civile me ngjyra të ndezura.

Pamjet e rrëmbimit të katër ushtareve nga Hamas më 7 tetor 2023 u bënë virale. Shumica prej tyre ishin me rroba civile në momentin e kapjes, përfshirë pizhama, ndërsa nxirreshin nga dhomat e tyre të gjumit. Disa video tregonin ato të mbuluara me gjak.

Në një video, Naama Levy shfaqej duke u tërhequr nga flokët nën kërcënimin e armëve, me duart e lidhura dhe kyçet e këmbëve të gjakosura.

Gjatë luftës 15-mujore mes Izraelit dhe Hamasit, ushtria izraelite raportoi vrasjen e 841 ushtarëve, përfshirë 405 të rënë në Gaza. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza deklaroi se mbi 47,000 palestinezë janë vrarë, shumica gra dhe fëmijë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close