BotaLajmeTopLajm

”Epoka e artë e Amerikës fillon tani”, Trump betohet si President dhe mban fjalimin e parë

Donald Trump është betuar si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trump tha se betohet se do ta mbrojë Kushtetutën e SHBA-ve. “Betohem se do ta kryej në mënyrë besnike detyrën”, tha Trump.

Menjëherë pas kësaj pati duartrokitje nga salla, teksa të gjithë të pranishmit u çuan në këmbë.

Donald Trump ka mbajtur fjalimin e parë pas rikthimit si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës brenda sallës së inaugurimit në Kapitol.

“Epoka e artë e Amerikës fillon tani. Nga sot vendi ynë do të respektohet sërish në gjithë botën. Askush nuk do të përfitojë nga ne më. Çdo ditë gjatë administratës time do të vendos Amerikën të parën. Sovraniteti ynë do të rikthehet, shkallët e drejtësisë do të ribalancohen. Përdorja si armë e departamentit të drejtësisë do të marrë fund. Prioriteti ynë do të jetë të krijojmë një shtet të lirë, të begatë. Amerika do të jetë më e madhe, më e fuqishme se kurrë”, u shpreh ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close