BotaLajmeTopLajm

Kabineti izraelit i Sigurisë miraton marrëveshjen me Hamasin

Kabineti izraelit i Sigurisë rekomandoi miratimin e marrëveshjes së armëpushimit me me organizatën terroriste Hamas e cila dhe përfshin edhe kthimin e pengjeve.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se pasi kabineti ta ratifikojë marrëveshjen, ajo do të hyjë në fuqi të dielën.

Pamje nga mbledhja e kabinetit të kryeministrit Netanjahu lidhur me ratifikimin e marrëveshjes me Hamasin
Pamje nga mbledhja e kabinetit të kryeministrit Netanjahu lidhur me ratifikimin e marrëveshjes me HamasinFotografi: Koby Gideon/AFP

Armëpushimi me organizatën terroriste Hamas është planifikuar të hyjë në fuqi të dielën në orën 11:15 (ora e Evropës Qendrore). Zyra e Netanyahut njoftoi gjithashtu se pritet që pengjet e parë izraelitë – tri gra – të lirohen nga Hamasi të dielën.

Hap i rëndësishëm

Presidenti Isaac Herzog e përshëndeti miratimin e marrëveshjes së armëpushimit nga ana e kabinetit të sigurisë dhe tha: “Pres që qeveria të bëjë të njëjtën gjë së shpejti.” Sipas njoftimeve të “Times of Israel” Herzogu u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm për përmbushjen e detyrimeve bazë që një shtet ka ndaj qytetarëve të tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close