Gjykata Kushtetuese rrëzoi këtë të premte kërkesën e Sali Berishës për të shfuqizuar masën ‘arrest shtëpie’, të cilën kreu demokrat e zbatoi për 11 muaj.
“Në aspektin substancial Gjykata vlerësoi proporcionalitetin e masës së arrestit ne shtëpi në drejtim të nevojës, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë. Gjykata, vendosi rrëzimin e kërkesës, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme vendimmarrëse prej 5 gjyqtarësh”.
Po ashtu gjykata nuk mori parasysh as pretendimin për paligjshmërinë e procedurës parlamentare.
“Në lidhje me pretendimin për procedurën parlamentare për dhënien e autorizimit nga Kuvendi, sipas nenit 73, pika 2, të Kushtetutës, Gjykata me shumicë votash çmoi se ky pretendim është i pabazuar”.
Në përfundim Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës në tërësi.
Berisha ndodhet në hetim prej tetorit të vitit të 2023 për akuzën e korrupsionit pasiv për dosjen “Partizani”, kohë kur u vendos masa e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “bllokim pasaporte”.
Masa e tij u rëndua në “arrest shtëpie” pasi ish-Kryeministri Berisha refuzoi të zbatonte vendimin e gjykatës, por më 27 Nëntor 2024 u la i lirë me vendim të GJKKO, në masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj.