LajmeMaqedoniTopLajm

Shabani nga ASH: Me kthimin e VMRO-DPMNE-së, karnevali Vevçanit kthehet në traditën e vjetër dhe se tallja me tentim vrasjen e Ziadin Selës është edhe më e rënde se vet sulmi

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, njëherit nënkryetar i ASH-së, Isen Shabani në një press konferencë para parlamentit të Maqedonisë së Veriut ka folur rreth ngjarjeve të fundit në Kanevalin e Vevçanit ku u shfaj një pamje me sulmin ndaj Ziadin Selës më 27 Prill. Shabani theksoi se ne e kuptojmë humorin dhe satirën por nuk lejojmë dhe nuk pranojmë të bëhet satirë me tragjeditë personale që në vete paraqesin një akt terorist, shkruan Top24

Shabani më tej shtoi që për këto veprime organizatorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe duhet të dënohen që të mos përsëriten raste të tilla në të ardhmen.

Të nderuar përfaqësues të mediave Të nderuar qytetarë Dje ishim dëshmitar të pamjeve të rënda dhe shqetësuese nga Karnevali i Vevçanit, ku në formën më të rëndë, morbide dhe skandaloze, ironizonin me gjarjet e 27 prillit dhe tentimin për vrasje të Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, z.Ziadin Sela. Me kthimin e VMRO-së në pushtet, ky karneval duket që i është rikthyer traditës së vjetur kur në të kaluarën njihej për shfaqje të ngjashme ofenduese e që ngjallnin urrejtje ndaj shqiptarëve. Ne e kuptojmë edhe folklorin, edhe satirën, por nuk tolerojmë dhe nuk pranojmë të bëhet satirë me tragjëditë personale, me ngjarje të rënda që paraqesin në vete një akt terrorist, e aq më pak kur tallja bëhet me viktimën. Shfaqja në karnevalet e Vevçanit është vazhdimësi, ndoshta edhe më e rëndë, sesa vetë sulmi dhe tentimi për vrasje i 27 prillit 2017. Kërkojmë nga autoritetet kompetente dhe të gjithë faktorët politik dhe institucional që të ndëshkojnë veprimet e këtilla që prekin jo vetëm ndjenjat personale dhe të familjarëve të zotit Sela, por edhe të një populli të tërë në vend e më gjërë. Për këto veprime organizatorët dhe personat që realizuan këtë shfaqje të rëndë dhe nënçmuese, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe rastet e këtilla të mos përsëriten.

Isen Shabani, Nënkryetar i ASH

https://www.facebook.com/share/v/19pN6zX8Tr/

Related Articles

Back to top button
Close
Close