LajmeMaqedoniTopLajm

Jeton Shaqiri i përgjigjet Arben Fetait: Zero ide të reja, zero projekte të reja!

Shkruan: Jeton Shaqiri

 

Zero ide të reja, zero projekte të reja!
Po reklamoni shkollat dhe projektet që janë realizuar gjatë qeverisjes së kaluar nga BDI, kur unë isha ministër i Arsimit dhe Shkencës. E vetmja gjë që bëni është të merrni meritat e punës sonë! A është ky i gjithë “kreativiteti” juaj? Qeverisja juaj po mbështetet në hijen e suksesit tonë!
Për t’ju ndihmuar edhe më tej, do të publikoj listën e shkollave (qe ju po përmendni me faktet dhe kontratat) ku aktualisht punohet për ndërtimin, rinovimin dhe modernizimin e objekteve arsimore, së bashku me lidhjet e kontratave mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe kompanive ndërtimore që po i realizojnë këto projekte. Le të flasin faktet!
Përndryshe , më vjen mirë që e vlerëson punën tonë. Në mungesë të ideve të reja, s’na mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë t’ju ndihmojmë me projektet tona:
Ndërtimi i objektit të ri shkollor për shkollën e mesme “Sami Frashëri”, Komuna e Kumanovës -) https://e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx…
Rikonstruksioni i objektit shkollor në OSU “Mirko Milevski”, Komuna e Kërçovës -) https://e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx…
Rikonstruksioni i objektit shkollor në shkollën fillore Lirija Zitoshe, Komuna e Dollnenit -) https://e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx…
Zgjerim i objektit shkollor në shkollën fillore Sande Shterjoski, Komuna e Kërçovës -)
Ndërtimi i objektit të ri shkollor për shkollën fillore Rilindja në fshatin Selcë, Komuna e Tetovës -) https://e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close