
Erion Veliaj, ka gënjyer rreth “takimeve që i kish lënë me kohë” në SHBA. Deklaratat e tij, ose më mirë të themi gënjeshtrat e tij i nxjerr në pah bileta që ai ka prerë më datë 27 dhjetor, për tu nisur më datë 28 dhjetor, së pari në Washington dhe më pas në New York.
Syri.net u interesua sot pranë disa agjencive të udhëtimit në Tiranë, për të bërë një interpretim të biletës së Veliajt, pas publikimit nga ana e kreut të PD Berisha dhe të gjitha pohuan se ishte biletë e prerë në minutën e fundit, ose “last minute”.
Por cilat janë shenjat ku duket qartë se kjo biletë është prerë në minutat e fundit, ose pas përgjigjes që Veliaj mori nga SPAK se është zyrtarisht nën hetim. E para po ta vësh re me vëmendje, do shohësh se Veliaj është nisur me “Buissnes Clas” më datë 28 dhjetor ndërsa kthimin e ka më ‘Ekonomic Clas’. Pra nuk është biletë e njwhsuar tek të dyja nivelet, ose Biznes ose Ekonomike. Agjencitë e shpjegojnë këtë ndryshim me faktin e mungesës së vendeve. Pra në avion ka pasur vetëm një vend, i cili ndodhej në ‘Buissnes Clas Basic’, ndërsa për tu kthyer, ka pasur mundësi zgjedhjeje. Ideja ishte e nisjes sa më shpejt.
Shenja e dytë sipas agjensive është kohëzgjatja e qëndrimit.
Veliaj pretendon se për dy ditë punë në New York do të qëndrojë tre javë. Pra nga data 28 dhjetor 2024 deri më datë 17 janar 2025. Kjo sipas agjensive, është data më afërt e kthimit që mund të pranohet nga sistemi. Sipas tyre, personat që kanë emergjencë zgjedhin më së shumti këtë lloj varianti kur kërkojnë të mbarojnë punë, dhe më pas presin në vendin e mbërritjes se mos afrojnë ndonjë datë kthimi. Agjencitë shprehen se kthimi më datë 31 dhjetor për Veliajn mund të shndërrohet në një mision të pamundur. Kjo për arsye se rëndom, vendet në këtë datë janë të ezauruara, vetëm në rast se pasagjerët do të pranonin fjala vjen, bileta që zgjasin deri në 35 orë udhëtim.
Fakti i tretë që e tradhton Veliajn është destinacioni!
Ai thuhet se ka shkuar në New York, por për të mbërritur atje, i është dashur të udhëtojë nga Washingtoni. “Vendet e udhëtimit për në New York në festat e fundvitit janë super të ezauruara. Por për udhëtime “last minute”, pasagjerët zgjedhin një aeroport tjetër dhe më pas operojnë me linja të brendshme avionësh, ose me mjete të tjera transporti”, na thotë një punonjëse e një prej agjencive të Tiranës. Nga ana tjetër, administrata amerikane nuk e ka praktikë të lerë takime jashtë ditëve zyrtare të punës. Erjon Veliaj ka mbërritur në Washington të shtunën e datës 28 dhjetor, sipas biletës në orën 14.35 të pasdites atje. Të nesërmen data 29 dhjetor, ka korresponduar e diel. Pra vetëm për takime zyrtare nuk mund të flitet, kjo dhe në javë normale dhe jo më vetëm dy apo tre ditë përpara datës së ndërrimit të viteve.
E katërta që tregon se përse kjo biletë është prerë në minutën e fundit, është dhe çmimi i lartë i saj. Veliaj për të shkuar me ‘Buissnes Clas Basic’ dhe për tu kthyer me klasin ekonomik, ka paguar jo pak por 3395 euro vajtje-ardhje. Por sa është çmimi real i një bilete të rezervuar fjala vjen 1 muaj më parë, siç rezervohen rëndom biletat e avionëve, vajtje-ardhje në ‘Buissnes Clas’ do të kushtonte jo më shumë se 2900 euro, sipas faqes së biletave të agjencive online. Kujtojmë se në kthim Veliaj ka prenotuar nivelin ekonomik, çka e ka ulur shumë vlerën e biletës.
Erion Veliaj u mor në pyetje nga SPAK më datë 26 dhjetor, të këtij viti ku ndejti për gati pesë orë atje. Pas daljes, ai u shfaq në Këshillin Bashkiak, ku u mundua të shfajësohej se thirrja e tij në SPAK është bërë nga një kallzim i segmenteve të qeverisë Rama, nën një emër të rremë Nesti Angoni. Të nesërmen më datë 27 dhjetor, vetë SPAK do të reagonte zyrtarisht, ku bëhej me dije se Veliaj mbart në kurriz katër akuza. Dy për korrupsion, një për pastrim parash dhe e fundit për fshehje pasurie. Në mëngjesin e datës 28 dhjetor, doli lajmi se Erion Veliaj ishte nisur me avion në mëngjes herët. Shumë media iu drejtuan Bashkisë së Tiranës, për të mësuar se ku do të shkojë Veliaj dhe përgjigja jo zyrtare ishte se ishte nisur atë mëngjes drejt New York, SHBA, për takime të planifikuara shumë kohë më parë. Këtë pretendim e mbështeti dhe Veliaj në një “llogore” në rrjetet sociale, ku dukej si i shpërqëndruar psikologjikisht. Mes rreshtave ai do të thoshte “Po shkoj në Amerikë, për takime që i kam lënë prej kohësh, se jam kryetari i Bashkisë së Tiranës”. Ndërkohë që premtonte se do kthehej për dy ditë…
Duket se me këtë ikje të papritur, Veliaj i është trembur ndonjë mase shtrënguese si për shembull bllokimi i pasaportës.
Por edhe pse kanë kaluar tre ditë që nga ikja e papritur e Veliajt, sërish nuk është publikuar asnjë axhendë zyrtare prej tij, një gjë e pazakonte për këdo që e njeh mënyrën se si operon Veliaj në sektorin e propagandës. A do kthehet sërish Erjon Veliaj apo do i shmanget akuzave dhe përgjegjësisë ligjore dhe penale duke e përdorur SHBA si trampolinë për në ndonjëvend tjetër? Të shohim!





