
Në njoftimin e bërë për media thuhet se pacienti është i moshës 30 vjeçar kishte qëndruar për 4 muaj në Afrikën Perëndimore, transmeton Telegrafi.
Tutje, thuhet se për këtë arsye, ai është izoluar menjëherë në dhomë të veçantë për trajtim dhe monitorim.
Aktualisht, gjendja e përgjithshme e pacientit është stabile, dhe ai po trajtohet në përputhje me protokollet ndërkombëtare, jashtë rrezikut për jetë”, bëhet e ditur në njoftim.
Masat që janë ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së infeksionit:
Pacienti po trajtohet në kushte të veçanta për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
Një punonjës shëndetësor që ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin është izoluar dhe po diagnostikohet. Gjendja e tij është stabile.
Klinika Infektive disponon pajisje personale mbrojtëse (PPM), medikamente dhe dezinfektantë të mjaftueshëm për të siguruar mbrojtjen e personelit dhe pacientëve.
Po ashtu, thuhet se janë forcuar masat e kontrollit të infeksionit dhe është bërë izolimi i repartit për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.



