LajmeSport

Albion Rrahmani lojtari më i mirë i huaj në Rumani për vitin 2024

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani ka gjashtë muaj që është larguar nga Rapidi i Bukureshtit të Rumanisë, por ka arritur të fitojë një çmim shumë të rëndësishëm.

Rrahmani ka pranuar sot çmimin si “Lojtari më i mirë i huaj i vitit” për vitin 2024.

Albioni ishte ndër lojtarët kryesor të Rapidit përgjatë këtij viti, duke arritur të shënojë shumë gola të rëndësishëm.

Në merkaton e verës, Rrahmani u largua nga Rapidi i Rumanisë për të vazhduar në Çeki me Spartën e Pragës.

Me këtë të fundit, 24-vjeçari është paraqitur edhe në Ligën e Kampionëve, madje edhe ka shënuar në takimin ndaj Feyenoordit, javën e kaluar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close