Në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen gjatë muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të jenë sot në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë.
Gjatë këtij aktiviteti, ata do të shpërndajnë pako onkologjike, si pjesë e fushatës së “Tetorit Rozë”.
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit shoqërohet me një sërë aktivitetesh në Kosovë, përmes të cilave synohet të rritet vëmendja e publikut ndaj kësaj sëmundjeje dhe rëndësisë së kontrolleve të rregullta.
Fushata vë theks të veçantë te zbulimi i hershëm, i cili konsiderohet një prej elementeve kryesore në trajtimin e kancerit të gjirit.


