LajmeMaqedoniTopLajm

BE-ja do të mbështesë Tetovën që ta afrojë më pranë Evropës, së shpejti pritet të fillojnë punimet për trajtimin e ujërave të zeza (Video)

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Tetovën që ta afrojë atë pranë Evropës me anë të projekteve dhe nismave të ndryshme. Ky ishte mesazhi të cilin ambasadori i BE-së në vend Mihalis Rokas përcolli sot nga Komuna e Tetovës, shkruan Portalb.mk. 

Ambasadori theksoi se kanë bashkëpunim të gjatë dhe të suksesshëm me komunën në shumë fusha që prekin jetën e përditshme, qoftë projekti i BE-së për ajër të pastër, qoftë ai për menaxhimin e ujërave të zeza apo projektet e tjera që zbatojnë, pavarësisht nëse ka të bëjë me digjitalizimin, startup-et apo ndërtimi i çerdheve. 

“Kam pasur edhe një diskutim me këshillin komunal, shumë pikëpamje shumë ide. Çështjet ndërkufitare janë gjithashtu të rëndësishme, përmirësimi i kalimeve, mund të ketë fonde të BE-së në dispozicion”, tha Rokas. 

Ai shtoi se do të vijë më shpesh për të parë progresin e projekteve të BE-së 

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se kjo vizitë e ambasadorit ishte më shumë se formale dhe me shumë aktivitete

“Diskutuam të gjitha projektet që janë në realizim e sipër dhe të cilat bashkëfinancohen nga fondet evropiane, janë disa projekte të tilla të cilat janë shumë të rëndësishëm për Tetovën dhe qytetarët e saj. Nuk do t’i përmend të gjitha, do të përmend një i cili është në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së kompanive që do ta realizojnë këtë projekt dhe ka të bëjë me trajtimin e ujërave të zeza për Tetovën, pra kolektori dhe filtër stacioni që veç më është në fazën e vlerësimit të ofertave. Është një projekt që e kalon shumën e 50 milionë eurove, është një nga projektet më të rëndësishme në të gjithë historinë e Komunës së Tetovës”, tha Kasami. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close