
Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, ka reaguar ndaj ministrit Arben Taravari i cili sot ju drejtua gazetarit Blendi Fevziu me një letër publike. Në reagimin e tij Xhaferi ka publikuar dy fotografi të postimeve të Taravarit në vitin 2018 dhe postimin e sotëm. Xhaferi pyet Taravarin se pse nuk reagon ngjajshëm edhe ndaj deklaratave të Mickovskit, Maksimit, Stoilkoviçit dhe bashkëpuntorëve të tyre kur mohojnë gjuhën shqipe dhe të ariturat e shqipëtarëve në Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24
Imagjinoni !!!
Politikani kontradiktor e jo konzistent, me shpejtësinë e dritës tentoi të demantoj reagimin dhe shqetësimin me vend të gazetarit Blendi Fevziut për gjuhën shqipe në vendin tonë.
Prandaj duam publikisht t’ju pyesim pse nuk reagoni ngjajshëm edhe ndaj deklaratave të Mickovskit, Maksimit, Stoilkoviçit dhe bashkëpuntorëve të tyre kur mohojnë gjuhën shqipe dhe të ariturat e shqipëtarëve në Maqedoninë e Veriut ?!
Të gjithë jemi dëshmitar se Ju personalisht jeni krenuar me miratimin e ligjit për gjuhët dhe publikisht e falenderuat liderin tuaj të atëhershëm z.Ziadin Sela, prandaj ju pyesim pse atëherë nuk u treguat shqiptarëve se ligji nuk është në rregull, por u krenuat që keni qenë pjesë e miratimit të ligjit !?



