LajmeMaqedoni

Komuna e Likovës, për festën e 28 nëntorit – ditës së flamurit, lëshoi në përdorim Shtëpinë e Kulturës (FOTO)

Komuna e Likovës tradicionalisht feston dinjitetshëm festën më të madhe kombëtare, 28 Nëntorin – Ditën e flamurit.
Nën organizimin e Kryetarit, z. Erkan Arifi, sikurse viteve tjera, në komunën tonë u festua Dita e Flamurit – 28 Nëntori, të cilën edhe më madhështore e bëri përurimi i Shtëpisë së Kulturës në f.Mateç, ku shiriti u pre nga: Invalidi i UÇK-së, Ali Xhemaili nga Vishtica, Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi dhe deputeti, Sadulla Duraku .
Këtë festë e zbukuruan poezitë e nxënësve të shkollave tona, vallet e: SHKA ” Jeta e re ” dhe ” Bajram Shabani ” , këngët e Korit komunal ” Zejadin Ismaili ” , Mesud Bajramit, Erjon Sahitit dhe Xhezair Elezit .
Festat e Nëntorit janë udhërrëfyesi dhe themeli i të gjithë patriotëve tonë, e posaçërisht dëshmorëve të rënë të cilët për këtë Flamur dhan më të shenjtën – jetën.
Falë tyre, ne sot gëzojm të gjitha këto të arritura, të cilat në vazhdimësi duhet që të avansohen edhe më shumë në të mirë të kombit tonë

Related Articles

Back to top button
Close
Close