
Shkolla e mesme komunale Gjimnazi nga fshati Negotinë, nën patronatin e komunës së Vrapçishtit për nderl të festës kombëtare 28 Nëntori, kanë organizuar një ekspozitë dedikuar festave të Nëntorit, me theks të veçantë për 28 Nëntorin. Ekspozita u realizua me kontributin e veçantë të Drejtorit z.Fatmir Rakipi dhe të profesorit Jeton Ameti, mësues i historisë, i cili dha një ndihmesë të madhe në prezantimin e figurave historike dhe vlerave kombëtare,shkjruan Top24
“Kjo ngjarje u shndërrua në një moment domethënës, ku nxënësit patën mundësinë të njihen më mirë me veprat dhe kontributin e figurave historike të popullit shqiptar, duke nxitur te ata frymëzim dhe ndjenjë të thellë respekti për historinë kombëtare.” thuhet në njoftimin e komunës së Vrapçishtit.
Gëzuar! 



