LajmeMaqedoniTopLajm

Sela të shtunën takon Struganët

Ziadin Sela, ka bërë të ditur fillimin e një seri takimesh me qytetarët, duke krijuar një platformë për të diskutuar sfidat dhe shqetësimet e tyre. Me përkushtim për t’u lidhur më afër me komunitetin dhe për të dëgjuar drejtpërdrejtë mendimet e njerëzve, Sela ka zgjedhur qytete të ndryshme ku do të zhvillohen këto bashkëbisedime. Ai e konsideron këtë qasje si një mënyrë për të forcuar komunikimin dhe për të thelluar mirëkuptimin mes partisë së tij dhe qytetarëve.

Takimi i radhës  do të zhvillohet më 30 nëntor në Hotel Drin në Strugë, ku do të mirëpriten Struganët që dëshirojnë të diskutojnë mbi çështjet e rëndësishme për ta dhe për vendin në përgjithësi.

Ky takim pritet të ofrojë një mundësi të veçantë për qytetarët e kryeqytetit që të adresojnë çështje të ndryshme, të japin sugjerime dhe të ndajnë vizionin e tyre për të ardhmen e përbashkët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close