Talat Xhaferi: 28 Nëntori, ditë krenarie, reflektimi dhe përgjegjësie për të ardhmen

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Talat Xhaferi ka përcjellë një mesazh urimi, duke vënë në pah rëndësinë historike të kësaj date dhe sakrificën e brezave që kontribuuan në rrugën drejt lirisë dhe afirmimit kombëtar.

Në mesazhin e tij, Xhaferi thekson se 28 Nëntori nuk përfaqëson vetëm kujtimin e së kaluarës, por edhe një amanet për ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe vlerave kombëtare.

Ai e cilëson flamurin kuqezi si simbol të bashkimit, qëndresës dhe dinjitetit, ndërsa nënvizon se e ardhmja kërkon maturi, vizion dhe përkushtim të përbashkët.

Xhaferi gjithashtu bën thirrje për unitet, respekt të ndërsjellë, drejtësi dhe barazi, si parakushte për ndërtimin e një shoqërie më të mirë për të gjithë qytetarët.

Në fund të mesazhit, ai uron të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit – Ditën e Flamurit.