
Kryetari i këshillit të komunës së Tearcës Besnik Osmani, një ditë para vizitës së Liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetit në Nerasht, publikoi videon e UÇK-së gjatë 2001, shkruan Top24.
Osmani në postimin e tijë poashtu ka potencuar se fshati Nerasht asnjëherë nuk e ka duruar çizmen e armikut as në vitin 2001 dhe aq më pak sot nuk e duron poshtërimin dhe nënçmimin që po bëhet nga kjo qeveri.
Osmani poashtu ka ftuar të gjith simpatizantët dhe aktivistët e Bashkimit Demokratik për Integrim, në takimin me liderin e BDI-së Ali Ahmeti në fshatin Nerasht, i cili do të mbahet në Restorant Bali.



