
Komuna e Vrapçishtit ka njoftuar se rruga rajonale deri te Shkolla fillore “Vrapçishti” është përfunduar dhe është vënë përdorim për qytetarët, shkruan Top24.
Njoftimi plotë :
Të nderuar banorë të Vrapçishtit,
Projekti për rindërtimin e rrugës që lidh nga rruga rajonale deri te Shkolla fillore “Vrapçishti” është përfunduar dhe është vënë në përdorim për qytetarët.
Në kuadër të projektit është vënë në funksion rrjeti i ri i ujësjellësit, është vendosur edhe rrjeti i kanalizimit, duke përfshirë edhe lidhjet për shtëpitë dhe janë vendosur edhe pllakat e reja të begatonit.
Ta gëzojnë banorët!



