
Një hetim ka nisur pasi një tren pasagjerësh u përfshi nga një zjarr i madh ndërsa u ndal në një stacion në periferi të Berlinit. Sipas mediave të huaja, zjarrfikësit u thirrën në stacionin Ahrensfelde në kufirin midis Berlinit dhe Brandenburgut pasi alarmi u ngrit rreth orës 21:50.
Treni me tre vagonë duhej të niste udhëtimin e tij të radhës në qytetin Werneuchen kur makinisti dëgjoi një zhurmë. Pastaj u shfaq tym dhe u panë flakët, duke bërë që shoferi dhe një shoqëruese femër të evakuonin pesë pasagjerët e trenit.



