LajmeMaqedoniTopLajm

“Mos e gënjeni opinionin që kemi kontest me Bullgarinë”, Bexheti pyet Mickoski: Qeveria a është me BE-në apo Rusinë?

Edhe një herë kryeministër, qeveria a është me Europën, apo me Rusinë, pyet deputeti i Frontit Europian Blerim Bexheti në pyetjet e deputetëve në Kuvend, përcjell TV21. Bexheti në fjalimin e tij tha se çdo tentim për rishikim të detyrimeve nga korniza negociuese është devijim nga orientimi europian i vendit.

“Mos ta gënjejmë opinionin se ne kemi kontest me Bullgarinë tani, të gjithë jemi dëshmitarë që kemi punë me BE-në, gjegjësisht kornizën negociuese e kemi të miratuar dhe të njëjtën askund në asnjë pikë nuk ka çështje të identitetit por ka detyrim konkret që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese”, tha mes tjerash Bexheti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close