BotaLajmeTopLajm

SHBA i bën thirrje Izraelit të adresojë ‘kushtet katastrofike’ në Gaza

Ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka bërë thirrje për adresimin e “kushtetve katastrofike” në Gaza gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit.

Ajo theksoi nevojën për të zbutur krizën humanitare dhe për të nxitur një marrëveshje armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Thomas-Greenfield shprehu shqetësim për situatën në veri të Gazës, veçanërisht për urdhrin e ri të evakuimit nga Izraeli për disa komunitete, duke theksuar se civilët nuk kanë vende të sigurta për të shkuar.

Raportet për kushtet e mjerueshme në Gazën jugore dhe qendrore tregojnë se mbi 1.5 milion civilë janë zhvendosur.

Thomas-Greenfield kërkoi që Izraeli të ndërmarrë hapa urgjent për të përmirësuar situatën dhe të lejojë kthimin e civilëve në komunitetet e tyre.

Më shumë se 42,000 njerëz janë vrarë që nga sulmi i Izraelit pas incidentit të 7 tetorit, dhe situata vazhdon të përkeqësohet për shkak të bllokadës dhe mungesës së ushqimit dhe ujit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close