LajmeMaqedoniTopLajm

Moranë azhdon bojkotimi i mësimit në shkollën fillore

Në shkollën fillore “Naim Frashëri” të fshatit Moranë të Komunës së Studeniçanit vazhdon bojkotimi I mësimit. Sipas këshillit inicues, mësimi bojkotohet për shkak se nuk lejohet mëvetësimi I shkollës e cila për momentin funksionon si shkollë periferike e shkollës qëndrore të fshatit Studeniçan. Sipas banorëve, kërkesa për ndarjen e shkollës ka nisutr që në vitin 2014 dhe e njejta I plotëson të gjitha kushtet për të funksionuar si shkollë më vete. Nga Komuna e Studeniçanit apeluan banorët për ndërprerje të bojkotit për shkak se është në dëm të nxënësve. Kryetari I Studeniçanit, Azem Sadiku tashmë ka deklaruar se e përkrah kërkesën e prindërve për ndarjen e shkollës dhe për këtë Këshilli I Komunës së Studeniçanit ka sjellë vendim pozitiv. Më tej, Sadiku ka bërë të ditur se procedurën e ka drejtuar në Ministrinë e Arsimit ku nga komisioni përkatës është konstatuar se plotësohen kushtet për ndarje të shkollës. Mirëpo, sipas Sadikut procedura është ndërprerë nga Ministria e finansave. Alsat tashmë ka drejtuar pyetje në dy ministritë por deri në këto momente nuk kemi përgjigje se çfarë në të vërtet është vepruar me këtë rast.

Related Articles

Back to top button
Close
Close