
Raketat e Hezbollahut kanë goditur Haifan, qytetin e tretë më të madh në Izrael ditën e hënë, në atë çfarë përbën sulmin e parë direkt ndaj këtij qyteti.
Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se raketat e grupit militant libanez shenjestruan një bazë ushtarake në jug të Haifas, ku 10 persona kanë mbetur të plagosur.
Ndërkaq, autoritetet ushtarake izraelite njoftuan se pesë raketa ishin lëshuar nga Libani drejt Haifas dhe pesëmbëdhjetë drejt qytetit tjetër të Tiberias, ku disa prej tyre u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore.
Pamje të filmuara nga një kamera sigurie tregojnë edhe momentin kur një prej raketave të Hezbollahut godet qytetin e Haifas.



