LajmeMaqedoniTopLajm

Komuna e Tearcës më transparentja, Neziri: Ky rangim i komunës sonë meritë e administratës dhe ekipit tim premtues

Komuna e Tearcës sot është shpallur si komuna  e dytë në rajonin  e Pollogut për transparencë në prokurim publik dhe si komuna më e mirë në nivel të shtetit me pozicionin  e 52-të, shkruan Top24

Për këtë rangim portali Top24 ka kontaktuar kryetarin e komunës së Tearcës, Nuhi Neziri i cili shkurt u përgjigj:

“Punojmë me nikoqirllëk dhe përgjegjësi maksimale. Ky vlerësim u takon administratës së komunës dhe ekipit tim premtues, pasi së bashku e kemi obligim të japim llogari për çdo qindarkë të parave të qytetarëve të komunës sonë të cilët na kanë besuar”.

Ndryshe në komunën e Tearcës janë duke u realizuar një numër projektesh kapitale të cilët do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të kësaj komune.

Related Articles

Back to top button
Close
Close