
Komuna e Tearcës e udhëhequr nga kryetari i saj Nuhi Neziri është shpallur komuna e dytë në rajonin e Pollogut për nga Transparenca ndërsa e 52 në nivel të vendit si komuna që i takon më të mirëve, shkruan Top24
Ky hulumtim është realizuar në kuadër të projektit’’Monitorimi i prokurimit publik’’ që kryhet nga ‘’Qendra për komunikim qytetar’’, dhe që mbështetet financiarisht nga ‘’Fondacioni për shoqëri të hapur’’- Maqedoni.‘’ Transparenca aktive’’ nënkupton publikimin e informacionit me iniciativën e vetë institucioneve, pa u paraqitur asnjë kërkesë për qasje në ato informacione.
Ky hulumtim ka të bëj me publikimin vullnetarë të informacioneve, Informacionet e publikuar vullnetarisht ndihmon organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët hulumtues të prodhojnë dhe publikojnë hulumtime që i ndihmojnë qytetarët të kuptojnë më mirë funksionimin e institucioneve, të drejtat dhe detyrimet e tyre, mënyrën se si ata mund të ndikojnë në marrjen e vendimeve që reflektohen në jetën dhe punën e tyre të përditshme, si dhe qasje më të lehtë në shërbimet e ofruara nga shteti.



