
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot ka mbikqyrur nga afër punimet për asfalltimin e rrugës “Resenska” në Çair duke shënuar se “Projekt pas projekti, rrugë pas rruge, po realizojmë atë që kemi premtuar dhe po e bëjmë Çairin më të rregullt e më të bukur për qytetarët”, shkruan Top24
Postimi i plotë:
Çdo premtim po e mbajmë, çdo projekt po e realizojmë!
Sot vazhdojmë me rekonstruimin e rrugëve në Çairin e Vjetër. Në rrugën Resenska po asfaltohen rreth 900 m², duke përmirësuar edhe një pjesë tjetër të infrastrukturës së lagjeve tona.
Puna jonë shihet në terren. Projekt pas projekti, rrugë pas rruge, po realizojmë atë që kemi premtuar dhe po e bëjmë Çairin më të rregullt e më të bukur për qytetarët.



