LajmeRajon

Konfirmohet një person i infektuar me “Ethet e Nilit” në Lushnje, niset drejt Greqisë për kurim

Ditën e sotme raportohet se një person ka rezultuar pozitiv me virusin “Ethet e Nilit”, në Lushnjë. Mësohet se pacienti është nisur drejt Greqisë për kurim.

Ditën e djeshme u raportua se tre persona kishin humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë infektuar nga “Ethet e Nilit”, sëmundje e cila është rikthyer në vend pas 13 vjetësh. Virusi kalon lehtshëm tek të rinjtë, por të rrezikuar janë moshat mbi 50 vjeç me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje  që shkaktohet nga pickimi i mushkonjave. Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët e tjera të botës, siç tregojnë edhe rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit.

Mjeti më efikas për të parandaluar është përdorimi i pajisjeve ose spray kundër mushkonjave dhe insekteve në mënyrë që të shmanget një pickim i mundshëm nga insektet bartëse. Gjithashtu rekomandohet që të evitohen zonat ku ka kafshë të ngordhura ose pellgje me ujë të ndenjur të cilat tërheqin mushkonjat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close