LajmeMaqedoniTopLajm

(VIDEO) Gjykata e Tetovës: Blerim Ramadani do të jetë në arrest shtëpiak deri sa të ekstradohet

Ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadanit vetëm se i është zëvendësuar masa e paraburgimit efektiv me masën e arrestit shtëpiak. Ai është liruar nga paraburgimi në burgun e Shkupit dhe  aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak në Shkup, ku do të qëndrojë deri më 16 gusht deri në ekstradimin në Serbi.

GJYKATA E TETOVËS

“Pas kërkesës së personit Blerim Ramadani, Gjykata Themelore e Tetovës e zëvendëson masën e paraburgimit efektiv me masën arrest shtëpiak deri në ekstradim në Republikën e Serbisë”.

Ramadani është ndaluar në pikën kufitare të Jazhincës, me kërkesë të Interpolit të Serbisë, ku kërkohej për krime të dyshuara kundër civilëve në periudhën që nga fillimi i luftës në Kosovë.

Mediat në Kosovë shkruajnë se serbia i ka dorëzuar interpolit një listë të gjatë me emrat e ish ushtarëve të UÇK-së dhe se nëse kalojnë në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut po ashtu të njejtët mund të arrestohen pasi Maqedonia e Veriut është pjesë e Interpolit.

Ndërkaq organizatat e dala nga lufta kanë kërkuar nga ish ushtarët që të mos udhëtojnë në RMV dhe Mal të zi, pasi mund të arrestohen si të kërkuar nga Serbia.

Related Articles

Back to top button
Close
Close