
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti përmes një postimi ka njoftuar se sot ka takuar ish zëvendësministrin e finansave Xhevdet Hajredinin, shkruan Top24
Kisha nderin të takoj ish ministrin e financave në Republikën e Maqedonisë Xhevdet Hajredini.
Në këtë takim diskutuam rreth çështjeve të rëndësishme që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm hapësinor në vendin tonë.
Gjatë takimit, shkëmbyem mendime dhe ide mbi përmirësimin e politikave mjedisore dhe krijimin e planeve të reja për zhvillimin hapësinor.
Z. Hajredini ndau përvojat e tij të pasura në menaxhimin ekonomik dhe qeverisjen, duke ofruar perspektiva të vlefshme për arritjen e objektivave tona strategjike në fushën e ambientit dhe planifikimit hapësinor.



