Në vazhdim të pyetjeve, avokates së Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagnedra, u përqendrua të organizimi i logjistikës së UÇK-së e cila sipas saj, bazën kryesore e kishte në Divjakë të Shqipërisë. Ajo e pyeti dëshmitarin Bislim Zyrapi lidhur me deklaratën e komandantit të Zonës së Llapit të UÇK-së, Rrustem Mustafa, i cili sipas saj në dëshminë e dhënë në ketë proces gjyqësor, ka thënë se ka pasur mundësi të siguronte armë nga Bosnja dhe Serbia, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Mustafa ka dëshmuar që ka pasur mundësi të siguronte armë nga Bosnja dhe Serbia gjatë luftës. Ai ka shtuar gjithashtu që ka shtuar kontribute vullnetare të dhëna nga disa njerëz si brenda dhe jashtë Kosovës”, tha avokatja. Pas pyeti dëshmitarin se a është në dijeni të kësaj gjendjeje, dëshmitari shkurtimesht u përgjigj me po. Pas kësaj, avokatja tha se sa i takon aspektit logjistik dhe financiar, zonat kishin një linjë të pavarur për furnizime dhe financime dhe Shtabi i Përgjithshëm në Divjakë nuk kishte kontroll apo jo?Përgjigjja e dëshmitarit lidhur me ketë pyetje nuk u dëgjua, mirëpo sipas mimikës trupore u duke që ai u pajtua ne konstatimin e bërë në formë pyetje nga avokatja.Paraprakisht, avokatja e pyeti dëshmitarin lidhur librin e Bardhë Hamzajt me titull “ Një narrativë për luftën dhe lirin”, ku në të ndër të tjera thuhej se Ramush Haradinaj kishte krijuar një mekanizëm paralel logjistike dhe kishte vendosur Mustaf Selmanaj si shef të saj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga ambasada turke në Kosovë me rastin e “Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar” të Turqisë.
Në fjalën e tij, Kurti përkujtoi dëshmorët e demokracisë të cilët 8 vjet më parë, më 15 korrik 2016, i shpëtuan institucionet demokratike të shtetit të Turqisë të zgjedhura nga populli turk, nga një përpjekje e dështuar grusht-shteti.
“Mesnatën ndërmjet 15 dhe 16 korrikut 2016, populli i Kosovës ishte me popullin e Turqisë, sepse ne jemi dy popuj miq, shtetet tona janë partnere dhe aleate, kurse vendet tona ndajnë shumë të përbashkëta si nga e kaluara historike, ashtu edhe nga e tashmja e demokracive tona dhe e ardhmja e synuar prosperuese”, tha kryeministri, përcjell kumtesa për media nga kryeministria.
Ai nënvizoi marrëdhëniet e ngushta me Turqinë, si nga ana e rolit të Turqisë në NATO gjatë luftës në Kosovë dhe kontributit të ushtarëve turq në kuadër të trupave të KFOR-it për sigurinë dhe paqen në Kosovë, e po ashtu dhe nga ana e lidhjeve e shkëmbimeve mes nesh.
Më tej, kryeministri foli për vizitat në Turqi dhe takimet me Presidentin Recep Tayyip Erdoğan, organizimin e forumit të parë ekonomik Kosovë-Turqi teksa shkëmbimet tona tregtare pritet ta kalojnë shifrën 1 miliard euro, vizitën në kompaninë e industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit “Baykar”, prej nga kemi blerë fluturaket luftarake dronët Bajraktar TB-2 për ushtrinë tonë dhe kontributin historik e aktual të diasporës shqiptare në Turqi.
“Janë gjithë këto interesa dhe vlera të përbashkëta që na mbajnë të lidhur dhe në raporte miqësore dy vendet tona. Duke i qëndruar pranë dhe duke e ndihmuar njëri tjetrin, ne i mbrojmë republikat tona dhe vlerat e përbashkëta demokratike”, përfundoi fjalën e tij.




