Shefi i spiunazhit të Ukrainës thotë se janë bërë disa përpjekje për të vrarë Putinin

Ka pasur disa përpjekje për të vrarë presidentin rus Vladimir Putin.

Kështu së paku ka thënë shefi i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Por siç mund ta shihni, ato ishin të pasuksesshme”, citohet të ketë thënë Budanov për New Voice, një uebsajt ukrainas.

Gjenerali nuk tha se në çfarë bazohej pretendimi i tij.

Ai gjithashtu nuk tha nëse shërbimet e tij apo të tjera të inteligjencës ukrainase mund të ishin përfshirë në planet për vrasjen e presidentit rus.

Megjithatë, Budanov ka bërë komente provokuese në të kaluarën, si formë e luftës psikologjike.

Dhe Kremlini u përgjigj, me zëdhënësin Dmitry Peskov duke bërë të qartë se siguria e presidentit do të mbrohet.

Budanov tha më tej se Putini nuk ishte më një figurë kompromisi e pranuar nga e gjithë elita ruse, por, për shkak se ai ka qenë në pushtet për më shumë se 20 vjet, rusët kanë frikë se mos e humbin atë.

Sipas tij, kur Putini të vdes, ai imagjinon se përgjigja do të ishte e ngjashme me vdekjen e diktatorit sovjetik Josef Stalin në vitin 1953.

Për njerëzit në Bashkimin Sovjetik në atë kohë, “e gjithë bota e tyre u shemb, ata nuk dinin të vazhdonin të jetonin“, tha Budanov.

Sidoqoftë, dihet pak për tentativat për sulme ndaj Putinit gjatë kohës së tij të gjatë në pushtet.

Një tentativë për vrasje nga burra nga Kaukazi dështoi në maj 2022, menjëherë pasi Putini urdhëroi nisjen e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, tha Budanov. Por, nuk ka asnjë provë për këtë.

Artikulli paraprak
Në vazhdim të pyetjeve, avokates së Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagnedra, u përqendrua të organizimi i logjistikës së UÇK-së e cila sipas saj, bazën kryesore e kishte në Divjakë të Shqipërisë. Ajo e pyeti dëshmitarin Bislim Zyrapi lidhur me deklaratën e komandantit të Zonës së Llapit të UÇK-së, Rrustem Mustafa, i cili sipas saj në dëshminë e dhënë në ketë proces gjyqësor, ka thënë se ka pasur mundësi të siguronte armë nga Bosnja dhe Serbia, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Mustafa ka dëshmuar që ka pasur mundësi të siguronte armë nga Bosnja dhe Serbia gjatë luftës. Ai ka shtuar gjithashtu që ka shtuar kontribute vullnetare të dhëna nga disa njerëz si brenda dhe jashtë Kosovës”, tha avokatja. Pas pyeti dëshmitarin se a është në dijeni të kësaj gjendjeje, dëshmitari shkurtimesht u përgjigj me po. Pas kësaj, avokatja tha se sa i takon aspektit logjistik dhe financiar, zonat kishin një linjë të pavarur për furnizime dhe financime dhe Shtabi i Përgjithshëm në Divjakë nuk kishte kontroll apo jo?Përgjigjja e dëshmitarit lidhur me ketë pyetje nuk u dëgjua, mirëpo sipas mimikës trupore u duke që ai u pajtua ne konstatimin e bërë në formë pyetje nga avokatja.Paraprakisht, avokatja e pyeti dëshmitarin lidhur librin e Bardhë Hamzajt me titull “ Një narrativë për luftën dhe lirin”, ku në të ndër të tjera thuhej se Ramush Haradinaj kishte krijuar një mekanizëm paralel logjistike dhe kishte vendosur Mustaf Selmanaj si shef të saj.
Artikulli tjetër