
Manuel Neuer, portier titullar i kombëtares gjermane dhe Bayernit të Mynihut, foli në një konferencë për shtypin para ndeshjes së dytë të Euro 2024, kundër Hungarisë, në përpjekje për të zgjatur serinë e fitoreve në dy radhazi.
Portieri 38-vjeçar, i cili pasi pësoi dëmtime të ndryshme dhe kapërceu shumë vështirësi, mund të tërhiqet nga kombëtarja në fund të këtij eventi sportiv. .
Me katër Kupa Bote të luajtura (dhe një të fituar), në mes të Kampionatit të tij të katërt Evropian, fundi i karrierës së tij mund të jetë afër, por Neuer ende nuk e ka vendosur.
“Tërheqja nga kombëtarja? Nuk mund të them ende nëse ky do të jetë turneu im i fundit, do ta mendoj kur të përfundojë”, deklaroi portieri i Bayernit.
Më tej, gjermani foli për rregullat e reja dhe ndryshimin e shiritit në ekipin kombëtar (tani e mban Gundogan) për shkak të rregullores së re që lejon vetëm kapitenin e secilës kombëtare të flasë me arbitrin kur ka diçka të diskutueshme.
“Edhe pse nuk jam më kapiten, situata ime ka ndryshuar shumë pak, sepse ndihem ende i rëndësishëm për ekipin”.



