Bilall Kasami: Arben Taravari eka të pamundur kthimin në VLEN, po të ishte kushdoqoftë tjetër do të ishte më e lehtë komunikimi me strukturat…

Bashkëkryetarit i VLEN-it, Bilall Kasami në emisionin sontme në TVM2 ka folur rreth kongresit të ASH-së që pritet të mbahet më 12 dhjetor dhe mundësisë së rizgjedhjes së Taravarit në krye të kësaj partie. Në pyetjen rreth mundësisë së kthimit të ASH-së në VLEN, Kasami theksoi se Arben Taravari eka gati se të pamundur të kthehet në VLEN pasi do të duhej të gjente fajtorin se pse u largua nga VLEN-i, shkruan Top24

Kasami më tej shton se nëse në krye të ASH-së do të ishte kushdoqoftë në vend të Taravarit komunikimi do të ishte më i lehtë ndërsa thekson se Taravari pritet të mbaj fjalën e tij se do të largohet nga ASH-ja dhe të hap rrugë të tjerëve.