NATO është në bisedime për të vendosur më shumë armë bërthamore, duke i nxjerrë ato nga magazinat dhe duke i vendosur në gatishmëri, përballë një kërcënimi në rritje nga Rusia dhe Kina, tha kreu i aleancës të hënën, shkruan Reuters.
Jens Stoltenberg i tha gazetës britanike Telegraph se kishte konsultime të drejtpërdrejta midis anëtarëve për të përdorur transparencën rreth arsenalit bërthamor si një pengesë.
“Nuk do të hyj në detaje operacionale se sa koka bërthamore duhet të jenë funksionale dhe cilat duhet të ruhen, por ne duhet të konsultohemi për këto çështje. Kjo është pikërisht ajo që po bëjmë”, i tha Stoltenberg të përditshmes britanike.
“Transparenca ndihmon për të komunikuar mesazhin e drejtpërdrejtë se ne, natyrisht, jemi një aleancë bërthamore”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.


