LajmeMaqedoniTopLajm

Inspektorët e Tetovës kapin qytetarët duke hedhur mbeturina inerete. Do të dënohen

“Inspektorati i komunës së Tetovës ditëve të fundit ka shtuar kontrollet në terren sidomos në disa lokacione ku qytetarët e papërgjegjshëm hedhin mbeturinat inerte në vende publike dhe afër kontejnerëve. Madje ka raste kur mbeturinat inerte i sjellin edhe nga fshatrat tjerë dhe për këtë inspektorati ka ndërmarrë masa konkrete. Kontrolle bëhen edhe gjatë mbrëmjes. Luten qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm dhe të mos hudhin mbetje inerte, pasi Inspektoriati do gjobisë qytetarët e pandërgjegjshëm. Hudhja e mbeturinave inerte afër kontejnerëve jo vetëm që e ndot ambientin, por edhe e pengon punën e kompanisë e cila nuk mund të bartë as mbeturinat normale.
Komuna e Tetovës vazhdimisht ka bë thirrje që qytetarët që kanë mbetje inerte në shtëpitë e tyre të lajmërohen në 044-331-167 për të kërkuar shërbim nga NKP dhe kështu bashkërisht të kujdesemi për qytetin dhe pastërtinë pasi vetëm kështu mund të bëjmë më të mirën për qytetin tonë” thuhet në kumtesën e komunës së Tetovës

Related Articles

Back to top button
Close
Close