Ymeri: Qeveria po fsheh çertifikatat e grurit nga Serbia

Deputetja Janina Ymeri ka reaguar ndaj Ministri të Bujqësisë, Armend Muja, lidhur me postimin e tij rreth masave parandaluese për kontrollin e aflatoksinës.

Deputetja Ymeri, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar ministrin Muja, lidhur me masat që kjo ministri po thotë se ka marrë në lidhje me trajtimin e produkteve të qumështit nga Serbia, ndërsa, dokumentet për grurin e importuar nga ky shtet po fshihen.

“Armend Muja, si ka mundësi që shkruan referate për produktet e qumështit nga Serbia, përderisa po fshihen dokumentet për grurin nga Serbia?”, shkroi ajo.

Sipas deputetes, nga institucionet dhe dikasteret që kontrollohen nga kjo ministri, vetëm brenda një muaji kanë kaluar mbi 1 milion e 600 mijë kilogramë grurë, ndërsa kontrolli, sipas saj, është bërë vetëm për një sasi prej dy kilogramësh.

Ajo thotë se pjesa dërrmuese e këtij gruri është importuar nga Serbia.

“Para se të postoni të dy për drithëra, ju edhe znj. Kusari, LEXONI:

QEVERIA VV PO FSHEH CERTIFIKATAT E GRURIT NGA SERBIA.

STOP MASHTRIMIT kinse po punoni për shëndetin tonë”, shkroi Ymeri.

Postimi i plotë: