Zekolli: Taravari është shqipfolës i oligarkëve maqedonas

Diplomati Arsim Zekolli paralajmëron pasoja për shqiptarët nga koalicioni VLEN-VMRO. Ai thotë se shqiptarët tani e tutje përgjegjësinë do të duhet ta kërkojnë te kryetarët e partive të koalicionit Vlen, të cilët i quan të përzgjedhurit e Mickoskit, ndërsa Taravari thotë se është vetëm shqipfolës i oligarkëve maqedonas.

“Per gjerat qe do ndodhin tani e tutje, Shqiptaret pergjegjesine ta kerkojne te Izeti, Bilalli, Zeqirijai, Albini. Taravari eshte vetem shqipfoles I oligarkeve Maqedon.

Koston e inateve personale Izet-Grub, Afrim-Zejd, do e paguajne Shqiptaret. Fillimisht ne Cair, pastaj Kumanove.

Sa vlejne Izetat, Afrimat, Bilallat per Mickovskin? Aq sa vlente Muki per Zaevin. Aq sa vlen cili do samar andej Drini”, shkruan Zekolli.