LajmeMaqedoniTopLajm

Kryeparlamentari Gashi: Është koha për të realizuar punët që i kemi premtuar

Kryetari i ri Kuvendit, Afrim Gashi, pas përzgjedhjes së tij në krye të Kuvendi tha se falënderon deputetët të cilët votuan që ai të jetë kryetari i ri i Kuvend.

Ai tha fushata zgjedhore ka përfunduar, sot kemi kuvend me përbërje të re dhe shumicë që së shpejti do të formohet.

“Sfida jonë nuk do të jetë të merremi me fjalorin e fushatës, para neve ka perspektivë të re, ku qytetarët presin që ta realizojmë me punë angazhim atë që e kemi premtuar”, tha Gashi, raporton SHENJA.

Ai tha se ikja e rinisë mund të ndalet vetëm nëse miratohen ligje që mund të mundësojnë kthimin e atyre këtu.

“Për mua që jam optimist i artë nuk është e pamundur që të kthejmë një pjesë e tyre nëse e përmirësojmë standardin jetësorë”, tha mes tjerash Gashi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close