
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka theksuar se Fronti Europian do të bëhet edhe më i madh, edhe më i fuqishëm edhe më i gjerë pasi së fundmi këtij froni iu bashkuan edhe dy parti të tjera si Partia Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike Evropiane të cilët mbështetën idesnë e liderit, z.Ali Ahmeti, shkruan Top24
Pas Lëvizjes Populli, edhe Partia Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike Evropiane po i bashkëngjiten Frontit Europian dhe idesë së liderit, z.Ali Ahmeti.
Fronti Europian do të bëhet edhe më i madh, edhe më i fuqishëm edhe më i gjerë.
Me këtë bashkim, interesat kombëtare shqiptare kanë siguruar një bazament të fortë i cili do u bëjë ballë të gjitha sfidave dhe nuk do të dorëzohet asnjëherë përball askujtë.
Fitoret po vijnë, 24 prilli dhe 8 maji janë afër, shumë më afër se që ju mendoni!



