Gjykata e Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, zëvendëspresident dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Dubait, ka njoftuar ndarjen nga jeta të Sheikh Ahmed bin Rashid Al Maktoum-it.
Sheikh Ahmed bin Rashid Al Maktoum ka vdekur mëngjesin e së hënës.
Pas vdekjes së tij, gjykata ka shpallur dhjetë ditë zie zyrtare në Dubai. Gjatë kësaj periudhe, flamurët do të qëndrojnë në gjysmështizë, ndërsa zia ka hyrë në fuqi nga dita e sotme.
Autoritetet kanë shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të Sheikh Ahmed bin Rashid Al Maktoum-it.


