
Top24 si një nga portalet e reja në gjuhën shqipe në RMV, dënon gjuhën e urrejtjes ndaj mediave veçanërisht KLAN-M nga ana e sekretarit organizativ të Lëvizjes Besa, Adnan Azizi si eksponentë i lartë i koalicionit VLEN, që reflekton edhe në acarimin e tensioneve në prag të zgjedhjeve të dyfishta Presidenciale dhe ato Parlamentare.
Ky reagim ndërlidhet me një deklaratë skandaloze të njërit prej drejtuesve të lartë të Lëvizjes BESA dhe VLEN, Adnan Azizi ku shënjestër ka televizionin shqiptar siç është Klan Maqedoni.
Azizi nga VLEN në vend që të merret me atë se çfarë programi ofron për qytetarët VLEN ai atakon një medium dhe gazetarët e një emisioni debativ ku nuk kanë munguar si të ftuar edhe drejtuesit më të lartë të VLEN gjë që është në kundërshtim dhe pengon punën e mediave si një pushtet i fuqishëm.
Roli i mediave në një shtet demokratik është shumë i rëndësishëm dhe thelbësorë në ndërkohë që deklarata e tillë përbën një sulm mbi lirinë e fjalës dhe mendimit të lirë që është i dënueshme edhe në aspektin ligjor edhe atë etik.
Ai madje i jep një dimension tjetër reagimit të tij kur implikon Kosovën dhe Shqipërinë.
“Keni mbledhur mediat, gazetarët dhe analistët më të padëshiruar në mbarë shqiptarinë, tek të cilët derdhni shuma milionëshe, për të larë mendjen e qytetarëve. Por keni bërë gabim shumë të madh, sepse keni dështuar që në fillim. Ju po mundoheni të fitoni me ata të cilët, po paguhen vazhdimisht nga kundërshtarët politik të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes” – thuhet në postimin në Facebook të Adnan Azizit të Besës.
Top24 dënon këtë gjuhë të ashpër që nuk është vetëm një sulm vetëm mbi një emision debativ siç është ai “Debat Plus” të Ermal Pandurit, por është edhe një qëllim i errët i tij mbi krejt punën e mediave tjera që nuk i përshtaten eksponentit të lartë Lëvizjes BESA dhe VLEN-it.
Adnan Azizi nuk mund të ushtrojë ndikim se si duhet të punojnë mediumet shqiptare në RMV dhe cilët gazetarë dhe opinionistë duhet të jenë të ftuar në debate të ndryshme dhe jo vetëm.
Me deklratat e tilla ndaj mediave dhe gazetarëve shqiptar tregon haptazi se çfarë fati mund të kenë mediat me politikanë të këtij niveli nëse vijnë në pushtet.
Andaj Top24 duke u solidarizuar me Televizionin Klan Maqedoni dhe gazetarët shqiptar, Blendi Fevziun, Ermal Pandurin, Berat Buzhalën, Adratik Kelmendin dhe të tjerët kërkon që koalicioni VLEN të distancohet nga kjo gjuhë e urrejtjes ndaj mediave shqiptare të opozitës shqiptare.



