
Princi William i Britanisë, gruaja e të cilit Catherine po shërohet nga operacioni dhe babai, mbreti Charles III po i nënshtrohet trajtimit të kancerit, të martën u tërhoq nga pjesëmarrja në një shërbim përkujtimor, duke përmendur një “çështje personale”.
Kensington Palace nuk pranoi të jepte hollësi, por tha se Catherine, Princesha e Uellsit, po ecte mirë”. William do të merrte pjesë në memorialin në Kështjellën Windsor, në perëndim të Londrës, për Mbretin e ndjerë Konstandin të Greqisë, i cili ishte gjithashtu një nga kumbarët e tij. Princi i Uellsit, i cili do të mbante një fjalim, kishte telefonuar familjen mbretërore greke për t’i njoftuar se ai nuk ishte në gjendje të merrte pjesë.
Ky vit ka parë një mungesë të papritur të mbretërve të vijës së parë, pas shtrimeve pothuajse të njëkohshme në spital të mbretit dhe Katerinës në fillim të këtij viti.



