LajmeSport

VIDEO/ Muçi protagonisti i Besiktas, sulmuesi i kombëtares debuton me barazim

Ernest Muçi debutoi me fanellën e Besiktas teksa trajneri i turqve, Fernando Santos i dhuroi një fanellë titullari në transfertën ndaj Kayserispor, ndeshje që përfundoi me shifrat 0-0. Sulmuesi i kombëtares qëndroi në fushë për 90 minuta dhe ishte protagonist kryesor i Besiktas teksa krijoi disa raste të rrezikshme.

Në pjesën e parë, në minutën e 28, Muçi tentoi portën nga një kënd i vështirë, por portieri i skuadrës kundërshtare devijoi topin. Tre minuta para fundit të pjesës së parë, 23-vjeçari tentoi me të majtën nga distanca, por në këtë rast nuk e gjeti kuadratin.

Lojtës Videosh

00:00
00:29
Lojtës Videosh

00:00
00:03

Në fraksionin e dytë, Muçi tentoi të kalonte disa kundërshtarë dhe në fakt ia doli me sukses, teksa në fund goditja e tij drejt portës u ndal nga mbrojtësit kundërshtarë. Në vijimin e pjesës së dytë, Muçi “shkpiku” një pasim për Cenk Tosun, por sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje.

Lojtës Videosh

00:00
00:30
Lojtës Videosh

00:00
00:19

Si përfundim, sfida nuk dhuroi fitues, por me Muçin që dha sinjale pozitive sidomos kur bëhet fjalë vetëm për ndeshjen e parë me gjigandët e Besiktas.

Related Articles

Back to top button
Close
Close