
Policia e Tetovës, sot në mëngjes njoftoi se gjatë ditës së enjte 11 Janar në Tetovë do të qëndroj për vizitë kryetari i parlamentit të Kuvendi i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Abdullah Bin Muhamed Al Sheikh që më pas dolën me njoftim se vizita është shtyrë dhe se nuk do të ketë regjim të posaçëm, shkruan Top24
Por në mbrëmje gazetarët e portalit Top24 kanë vërejtur aktivitete të shtuara të policisë së Tetovës në rrugët e qytetit duke ndërmarrë masa për largimin e veturave nga bulevardi “Ilindenit” për shkak të vizitës së nesërme të kryetarit të parlamentit të Mbretërisë së Arabasisë Saudite, Abdullah Bin Muhamed Al Sheikh.
Qytetarët e Tetovës të kenë kujdes që gjatë itinerarit të vizitës së Abdullah Bin Muhamed Al Sheikh, të shmangin lëvizjet e pa nevojshme në rrugët e Tetovës.






