LajmeSport

“Derbi i shqiptarëve” mbyllet në paqe, Empoli-Lecce ndajnë pikët në javën e 15-të

“Derbi i shqiptarëve” në ndeshjen Empoli-Lecce mbyllet në paqe.

Sfida e vlefshme për javën e 15-të të Serie A u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa rezultoi shumë e luftuar.

Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa u desh minuta 64’ që pas një gafe të Berishës, Banda të gjente rrugën drejt rrjetës dhe të kalonte Lecce-n në avantazh.

Ndërsa vetëm pak minuta më pas, në minutën e 71’ një autogol i Rafia-s u dha barazimin vendasve, si dhe vulosi këtë takim.

Tre shqiptarë, Ramadani, Berisha e Ismajli e nisën këtë takim nga minuta e parë, ndërsa Stiven Shpendi u aktivizua nëminutëne 41’ në vend të Caputo-s, që la fushën i dëmtuar.

1-1 dhe Empoli renditet në vend të 17-të me 12 pikë, teksa Lecce në vend të 13-të me 17 pikë.

Empoli-Lecce (1-1)

Java e 15-të, Serie A

71′-Gooool! Empoli gjen shpejt barazimin pas një autogoli të Rafia-s.

Lojtës Videosh

00:00
00:13

64’-Goool! Banda gjen rrugën drejt rrjetës pas asistit të Gonzales dhe i jep avantazhin Lecce-s.

Lojtës Videosh

00:00
00:15

Related Articles

Back to top button
Close
Close