BotaLajmeTopLajm

Biden: Unë jam sionist! Do të vazhdojmë të ndihmojmë Izraelin të mbrohet nga Hamasi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha në një pritje në Shtëpinë e Bardhë me rastin e festës hebraike të Hanukkah se nuk duhet të jesh hebre për të qenë sionist dhe se ai është sionist.

“Ne vazhdojmë t’i ofrojmë ndihmë ushtarake Izraelit për t’u mbrojtur nga Hamasi, por duhet të jemi të kujdesshëm, ata duhet të jenë të kujdesshëm: opinioni publik mund të ndryshojë nga një ditë në tjetrën”, tha Biden duke përsëritur se SHBA do të vazhdojë të punojë për ndihmën humanitare.

Po ashtu ai dënoi edhe antisemitizmin dhe kërcënimet ndaj hebrenjve në Shtetet e Bashkuara.

“Kush hesht është bashkëpunëtor”, tha ai, duke theksuar se në Amerikë nuk ka vend për urrejtje ndaj hebrenjve apo myslimanëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close